Nëna e dy fëmijëve që shpenzonte rreth 3 mijë dollarë në vit për të blerë çokollata, ka arritur të humbë 52 kg.
Charmaine Brooks ishte e apasionuar pas ëmbëlsirave dhe peshonte 115 kg pasi hante rreth 14 lloje të ndryshme çdo ditë.
Kur vendosi se këto gjëra janë tepër të dëmshme për organizmin e saj, vendosi që të përdorte një dietë të shëndetshme.
“Nuk mund ta besoj sa çokollata arrija të haja. Në fillim ishte e vështirë të hiqja dorë, por jam e lumtur që ia dola. Unë nuk do lejoj që të ma shkatërrojnë përsëri jetën,” – tha ajo për Mirror.
Charmaine tregon se ka qenë gjithmonë tepër e fiksuar pas ëmbëlsirave dhe e kishte të nevojshme që të hante çokollata çdo ditë. Çdo tre javë, 36-vjeçarja humbte nga 6.3 kg, derisa arriti peshën që e bënte të ndihej mirë./tesheshi.com/