Policia e Houston ka gjetur furgonin që u raportua si i zhdukur në ujëra së bashku me katër fëmijë dhe dy gjyshërit e tyre brenda.
Zyra e Sherif Qarkut Harris njoftoi në Twitter se kanë gjetur automjetin e raportur të zhdukur, pjesërisht të zhytur në ujë.
“Me trishtim ju njoftojmë se kemi gjetur një furgon të përmbytur, ndërsa mbante 6 anëtarë të një familje”, thuhej në mesazhi nga departamenti i policisë, raporton Sky News. /tesheshi.com/