Pronci Harry dhe Dukesha Meghan i kanë rrjepur xhepit të taksapaguesve hic më pak se 2.4 milion fundte me rastin e vendimit të tyre për rinovuar shtëpinë.
Vila Frogmore në Windsor u shndërrua në pronë banimi për princin Harry dhe dukeshën Meghan, dukë e shndërruar në njësi të vetme nga pesë shtëpi të ndara sa ishin dikur.
Çifti, i cili u shpërngul nga Kensington Palace në prill para lindjes së djalit të tyre Archie, pagoi nga taksat e vendit rehatimin e kushtueshëm.
Por këto nuk janë të vetmet shpenzime. Princi William dhe dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton kryen shpenzime të ngjashme para se të zhvendoseshin në shtëpinë e tyre në Kensington Palace, duke shpenzuar më shumë se 4 milionë funte për konvertimin e zyrave në një apartament. /tesheshi.com/