Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Harruar nën qytetin antik të Napolit: rrjeti nëntokësor që dikur shpëtoi banorët nga bombardimet

by te Sheshi
27/12/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Harruar nën qytetin antik të Napolit: rrjeti nëntokësor që dikur shpëtoi banorët nga bombardimet

Në qytete të vjetra si Napoli, banorët janë mësuar me gjetjen e thesareve klasikë romakë, cisterna antike apo artefakte të tjera historike poshtë shtëpive të tyre kur u vjen koha t’i rinovojnë ato.

Më e papritur, sidoqoftë, ishte zbulimi aksidental i vitit 2005, kur gjeologët e caktuar nga qeveria po kontrollonin kushtet e disa minierave poshtë lagjes së Monte di Dio. Ata zbuluan një rrjet nëntokësor impresiv rrugicash, të mbushura në mënyrë të çuditshme me makina të vjetra vintage dhe relike të harruara të luftës së dytë botërore, gati 150 metra poshtë sheshit Plebiscito.

Ndërtuar në vitin 1853, rrjeti me disa nivele, prej 1022 metrash katrorë – njohur sot si Galeria Borbonika, ideimi vjen nga Ferdinandi II i Burbonëve që me frikën e një revolucioni, kishte nevojë për një kalim nëntokësor të madh mjaftueshëm për trupat dhe kuajt që të shkonin nga pallati mbretëror drejt barrakave ushtarake.

Më pas, duke nisur nga vitet 1930, tunelet u përdorën si depo për mjetet kontrabandë meqënëse kishte shumë pak hapësirë në qytetin e mbipopulluar, në sipërfaqe. Kalimet dhe dhomat-shpella në fund shërbyen si streha anti-ajrore gjatë luftës së dytë botërore, përpara se të vuloseshin në fillim të viteve 1950 për t’u harruar përgjithmonë.

Por, në vitin 2012, Tonino Persico, një 90-vjeçar i mbijetuar nga lufta që mbante mend se ishte fshehur në këto kalime, kontaktoi gjeologun Gianluca Minin, i cili drejtonte gërrmimet për pjesën tjetër të tuneleve për ta paralajmëruar atë ndaj ekzistencës së strehimit anti-ajror poshtë sheshit Serra di Cassano.

U deshën tre vjet për Minin dhe ekipin e tij të pastronin zonën nga mbetjet, por në dhjetor 2015, muzemi galeria Burbonika inicioi përkujtimin e jetëve të atyre që kërkuan strehë aty.

Një i mbijetuar, profesori Aldo De Gioia, rrëfen për një episod tragjik që e mban mend shumë mirë. Ai rrëfen për një vajzë të bukur, Edinën që në nxitim për të arritur në strehim, u rrëzua nga shkallët e humbi jetën.

Në strehim mund të dëgjosh edhe sirenën e alarmit. Ta dëgjosh sirenën në ndonjë film është një gjë, por ta dëgjosh nga thellësia e tokës në një strehim kundërajror tingëllon e frikshme dhe përndjekëse.

Dëshmitarët thonë se kur avionët e armikut vinin nga Salerno dhe ishujt e Ishias e të Kaprit, sirena binte tre herë. Kjo do të thoshte se avionët po vinin dhe se banorët kishin rreth 15 minuta për t’u futur në strehim. Aty kishte edhe një telefon të vjetër që e përdorte personi që ishte përgjegjës për komunikimin.

Mes sendeve të gjetura gjatë gërrmimeve janë edhe ampula ilaçesh dhe gjilpëra, që përdoreshin për ata që plagoseshin gjatë sulmeve.

Shumë njerëz që janë strehuar në këto nënkalime ishin të sëmurë dhe të kequshqyer, pasi portet dhe hekurudhat ishin bombarduar dhe ushqimi vinte drejt e nga tregu i zi. Ujësjellësi ishte hedhur në erë, ndaj edhe nuk kishte furnizim me ujë të pijshëm, ndërsa energjia ishte ndërprerë. I vetmi mjet ndriçimi në bodrume ishte energjia me bateri.

Me mijëra banorë të Napolit humbën shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe kishin nevojë të jetonin në strehim për një kohë të pacaktuar. Kështu që nënkalimet ishin pajisur edhe me facilitetet e tjera për një jetë kolektive, tualete dhe dushe.

Kur nisën gërrmimet, gjeologët gjetën sende të ndryshme të përdorimit të përditshëm që tregonin se njerëzit ishin munduar ta bënin të jetueshme situatën e rëndë ku ndodheshin.

Por jeta nuk ishte gjithnjë e errët. Ndërsa gratë dhe burrat e paaftë për të luftuar shqetësoheshin dhe mbanin zi për burrat, baballarët e vëllezërit që ndodhedhin në front, fëmijët gjenin mënyra për ta kaluar kohën.

“Luanim lojëra së bashku”, thotë De Gioia. “Luanim kukafshehtaz, por mund të humbisje lehtë aty poshtë”.

Ai mban mend berberin që rruante burra. “Normalisht ai merrte pesë lira, por në strehim ai merrte dyfishin”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Ish-kongresisti amerikan, Dio Guardi: Pa të drejta për shqiptarët, Maqedonia nuk do të ekzistojë si shtet

Ish-kongresisti amerikan, Dio Guardi: Pa të drejta për shqiptarët, Maqedonia nuk do të ekzistojë si shtet

Nuk ikën pa “teka”: ditët e fundit e 2016-ës, më të ftohtat e gjithë vitit

Nuk ikën pa “teka”: ditët e fundit e 2016-ës, më të ftohtat e gjithë vitit

Ju bëhen sytë e kuq apo të verdhë? Ja çfarë problemi shëndetësor tregojnë

Ju bëhen sytë e kuq apo të verdhë? Ja çfarë problemi shëndetësor tregojnë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni