Kur shkojmë në det, harrojmë shpesh që të marrim me vete shapkat me gisht aq shumë të dobishme për rërën. Por tashmë nuk do e keni këtë problem, pasi një kompani italiane ka ideuar një mënyrë gjeniale për të ecur pa u djegur apo dëmtuar.
Produkti inovativ quhet “Nakefit” dhe konsiston në sholla të gomuara që ngjiten poshtë këmbës, për të lëvizur kudo.
“Nakefit” janë sholla me ngjitës që nuk shkaktojnë alergji, por që lejojnë të ecet lirisht kudo, pa pasur nevojë për shapka apo këpucë të tjera.
Shollat janë të lehta për t’u veshur, për t’u hequr, janë rezistente ndaj ujit dhe prerjeve si dhe nuk rrëshqasin./tesheshi.com/