Shefi i famshëm japonez Taku Sekine, 39 vjeç, i njohur për restorantin e tij në Paris, bëri vetëvrasje, njoftoi familja e tij.
Sekine thuhet të ketë marrë jetën e tij pasi ishte shënjestra e “akuzave të rreme se ai ishte një abuzues seksual”.
Kujtohet se nuk kishte asnjë akuzë zyrtare kundër Sekine, e as nuk ishte objekt i një hetimi policor. Gjithashtu, Sekine u deklarua i pafajshëm.
Gjatë verës, bota e kuzhinës nxiti një postim në instagram nga një grua e cila pretendonte se ishte sulmuar seksualisht nga një kuzhinier pa emër, dhe gratë në këtë industri e mbështetën atë.
Pastaj, shkruan AFP, faqja e internetit e Atabula-s publikoi një artikull në lidhje me abuzimin në restorantet më të mira franceze dhe shkroi se “shefi i famshëm japonez mund të akuzohet për përdhunim”.
Sekine shpejt njoftoi se do të bënte gjithçka për të pastruar emrin e tij.
Por familja e tij tani tha në një deklaratë se Sekine ishte kapur nga një spirale e dhunshme depresioni: “Sulmi ndaj nderit dhe integritetit të tij ishte i ashpër. Në një proces depresiv, në të cilin mjekët gjithashtu u përpoqën të ndihmonin, Taku Sekine humbi ekuilibnrin dhe s’i rezistoji dot kësaj thirrjeje”.
Restoranti i tij Dersou, kujtojnë mediat botërore, u shpall më i miri në Francë në 2016, gjithashtu dhe restoranti i tij Cheval d’Or. Sekine gatoi me shefin e famshëm francez Alain Ducasse në Tokio. /tesheshi.com/