Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përsëriti të martën se ai nuk do të lejonte askënd të prekte kufirin e territorit të Kosovës, as ndarjen e tij.
“Ne nuk do të lejojmë ndarjen e Kosovës dhe nuk do të lejojë që dikush të prek territorin dhe kufijtë e saj”, tha ai.
Haradinaj ka thënë se pushteti vjen dhe shkon, e ndryshe nga shumë të cilët kalojnë kohë me familjet e tyre, ai kaloi 12 deri 13 vjet në burg, porse kurrë nuk bëri një gabim të vetëm dhe se ka punuar gjithmonë në interes të atdheut.
“Do të vijë dita kur shumica e tyre do të skuqen për të gjithë padrejtësitë që po bëjnë në momentin kur ne jemi ballafaquar me Serbinë dhe Vuçiçin për ndarjen e Kosovës dhe planeve të komunitetit ndërkombëtar për të ulur kokën poshtë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, referuar zëra të brendshëm pro-ndryshimit të kufijvë, në krye të së cilës si tezë qëndron presidenti Thaçi. /tesheshi.com/