Si për t’i kthyer një tjetër përgjigje Mogherinit, e cila kërkoi sërish heqjen e taksës doganore ndaj Serbisë në të parin takim me ekipin negociator të Prishtinës në Bruksel, kryeministri Haradinaj përsëriti kushtin e tij. Sipas shefit të qeverisë së Kosovës, po, qeveria e tij mund ta heqë që sot taksën, nëse Serbia e njeh Kosovën
“Taksa është vendim i qeverisë dhe është vendim legjitim, për të cilin janë informuar të gjitha Qeveritë e vendeve tjera. Nëse na njeh Serbia, sot e heqim”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për shtyp.
Sa i pëket qëndrimit të presidentit Thaçi, shprehur një ditë më parë se taksa duhet rishikuar, pra hequr, Haradinaj e kaloi me frazën se “nuk e kish lexuar deklaratën e presidentit”. /tesheshi.com/