Kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet se cila është arsyeja e refuzimit të vizave nga Amerika dhe së fundmi nga Britania kur është pyetur sot në konferencë nga gazetarët.
Ai ka bërë kinse është i preokupuar për izolimin e qytetarëve ndërsa u ka dhënë një porosi mediave.
“Politikanët i marrin vizat, besoni mos ua bani dertin. Problemi është që Kosova është e izolume”, deklaroi Haradinaj duke mos dashur të përgjigjet nëse refuzimi ka të bëjë me Gjykatën Speciale, projektligj të cilën partia e tij e përkrahë që ta shfuqizojë.
Për Specialen, tha se është në procedurë të zakonshme por nuk ka dhënë asnjë tjetër detaj.
Haradinaj edhe pse ka shprehur brengën për izolimin e kosovarëve ai nuk ka mundur të thotë se kur mund të liberalizohen vizat apo edhe këtë vit nuk do ndodhë kjo. /tesheshi.com/