Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj bëri me dije vedimin për të qëndruar në detyrë deri në krijimin e një qeverie të re, por e cila do jetë e dalë nga zgjedhjet e reja.
Edhe pse thekson se dorëheqja është e parevokueshme, ai e bën të revokueshme duke gjetur arsyetim te Kushtetuta. Në fakt, dorëheqja si akt nuk merr parasysh pasojat.
“Sot, përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit.
Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, thekson Haradinaj, duke ofruar kështu një precedent të pandodhur më parë. /tesheshi.com/