20 mijë euro është shuma e ndarë nga kryeministri i Kosovës Ramush Harandinaj për të ndihmuar rindërtimin e katedrales së shkatërruar të Notre Dame në Paris.
Kjo shumë e ndarë nga qeveria e Kosovës u përcoll me deklarata kundërshtuese nga opozita dhe mediat, duke qenë se vendi përballet me probleme të shumta që lidhen me varfërinë.
Për dallim nga shuma “modeste” nga ana e Kosovës, Shqipëria ka ndarë 100.000 euro për të njëjtin qëllim. Megjithatë, asnjë kontribut nga jashtë nuk mund të krahasohet me gatishmërinë e biznesmenëve francez, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 1 miliardë euro për ta rikthyer katedralen historike në gjendjen e mëparshme. /tesheshi.com/