Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë garanci për gjendjen e sigurisë në vend pas vrasjes së liderit serb në Mitrovicën e veriut Oliver Ivanoviç. Pas një takimi në Tiranë me presidentin Meta, Haradinaj tha:
“Të gjithë mekanizmat e rendit dhe sigurisë konfirmojnë që situata e sigurisë në Kosovë është stabile. Vrasja e Oliver Ivanoviç është marrë seriozisht nga instituconet e vendit, policia, hetuesia, Inteligjenca. Nuk ka paralajmërime për çfarëdo destabilizimi të Kosovës. Edhe vizita e Vuçiç kaloi në një atmosferë korrekte dhe besojmë se edhe porosia nga kjo vizitë është e qartë se përgjegjësitë për të gjithë në Kosovë i ka Kosova”, tha shefi i qeverisë së Prishtinës. /tesheshi.com/