Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të vizitojë Kosovën gjatë fundjavës së ardhshme.
Këtë e ka konfirmuar për KTV-në Jetlir Zyberaj, këshilltar i zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Jetlir Zyberaj, Shef i Kabinetit dhe Këshilltari Lartë i Zv/Kryeministrit dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Presidenti serb Vuçiç ka lajmëruar dje se do të vizitojë Kosovën për dy ditë me rradhë, të shtunën dhe të dielën e ardhshme. /tesheshi.com/