Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj, u shfaq kritik ndaj faktit të sjelljes së njerëzve në Kosovës, si pasojë e tërmetit në Shqipëri. Sipas tij, Shqipëria nuk është në luftë, ashtu sikurse Kosova 20 vite më parë.
“Falenderime të mëdha shkojnë për FSK-në, Policinë e Kosovës, e njësi të tjera, por duhet të shmangim situata kaotike dhe improvizuese, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish. Shteti shqiptar duhet të bëjë një vlerësim se cilët persona nuk ka mundësi t`i akomodojë. Kur u larguam ne atje, kjo ndodhi gjatë luftës, sepse ishte në rrezik e gjithë Kosova, por në Shqipëri tani nuk ka luftë, janë disa zona të prekura nga tërmeti”, tha Haradinaj për Info Magazine.
“Atje dhe klima është më e butë”, tha Haradinaj referuar Shqipërisë, duke shfaqur paralel gadishmërinë për çdo kontribut për pasojat e tërmetit.
Kujtojmë se një pjesë e mirë banorësh të mbetur pa strehë nga tërmeti janë zhvendosur në Prizren, në një kamp me çadra. /tesheshi.com/