Me 61 vota pro, asnjë votë kundër dhe një abstenim nga deputeti i NISMA-s Zafir Berisha, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë e re në krye me Ramush Haradinaj.
Në momentimin e votimit, prezentë në sallë ishin vetëm deputetët e koalicionit PAN-AKR-Lista Serbe, pasi paraprakisht ata të Vetëvendosjes dhe LDK-së u larguan.
Pas zgjedhjes në krye të qeverisë Haradinaj, mori fjalën dhe tha vetëm një fjali: “na priftë e mbara në punë”.
Më pas kryekuvendari Veseli mbylli seancën. /tesheshi.com/