Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka thënë pasardhësit të tij të mundshëm, Albin Kurti, se “i pëlqen ideja e reciprocitetit me Serbinë”, por gjithashtu se “heqja e detyrimeve të importit për produktet nga Serbia (dhe Bosnja), pa e njohur pavarësinë e Kosovës, do të ishte një gabim politik”.
“Sa i përket reciprocitetit, më pëlqen ideja, por le të mbeten tarifat”, tha Haradinaj.
Ai gjithashtu foli për Gjykatën Speciale për krime lufte, duke thënë se vendimi për formimin e asaj gjykate duhet të rishikohet nga Kuvendi i Kosovës.
“Sa i përket arrestimit, unë nuk di asgjë. Ju duhet të pyesni ata që votuan për atë gjykatë. Ata që votuan dhe thanë se duhet të pyeten se çfarë mendojnë”, tha Haradinaj, referuar qëndrimit të dikurshëm të Vetëvendosjes, e cila tashmë ka sfidën e vështirë të qeverisjes. /tesheshi.com/