Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje me një vendim ia ka dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, duke ia kaluar me pagë bruto edhe presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Në këtë rritje pagash qeveritare janë përfshirë edhe ministrat e zëvendësministrat që janë rreth 70.
Paga e Haradinajt deri më tani ka qenë rreth 1 mijë e 500 euro, ndërsa me vendimin e ri kjo pagë bruto ngrihet për 100 për qind dhe është 2950 euro në muaj, transmeton Koha.net.
Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë, një herë më të madhe e kanë pagën Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit.
Hashim Thaçi paguhet 2 mijë e 663 euro, kurse Kadri Veseli 2 mijë e 753 euro.
Këshilltarët e Thaçit dhe Veselit në fakt kanë gjithashtu pagë jashtëzakonisht të lartë.
Ata paguhen me pagë deri në 1 mijë e 700 euro me shtesa mbi atë bazë.
Derisa në Kosovë, paga mesatare është rreth 360 euro.
Qeveria, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është kritikuar edhe për numrin e lartë të zëvendësministrave në kabinetin e tij.
Ky është vendimi i plotë i qeverisë Haradinaj për ngritje pagash:
http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Vendimet_e_mbledhjes_se_20.pdf