Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu përgjigj thirrjes së Bashkimit Evropian për tërheqjen nga vendimi për rritjen e taksës mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja, duke thënë se kjo do të bëhet kur “të ndërpritet agresioni i Serbisë ndaj Kosovës”.
Ai tha se një vendim i tillë nuk ishte i papritur, e se vazhdimisht ka paralajmëruar se tarifat mund të rriten
Kur u pyet nga gazetarët rreth reagimit të presidentit Vuçiç, Haradinaj u përgjigj se “Kosova ishte mjaft tolerante”.
“Ne po prisnim nga BE që të ndalej agresioni i Serbisë, por kjo nuk ndodhi”, theksoi Haradinaj, duke u shprehur akoma më prerë: “Ata (serbët) duan të mbajnë një konflikt të ngrirë. Ne kemi toleruar shumë gjëra, me shpresën se komuniteti ndërkombëtar do të gjente një zgjidhje, por nuk po e shohim atë”. /tesheshi.com/