Ndërsa Thaçi nuk e tha asnjë fjalë për takimin e fshehtë me kandidatin e PAN-it për kryeministër Ramush Haradinajn, ky i fundit ka zbuluar se me presidentin kanë folur për seancën konstitutive që sipas tij do mbahen javën e ardhshme.
“Po besoj shumë shpejt, pra menjëherë në javën që vjen, sepse nuk kemi nevojë me hup shumë kohë. Janë ato procedurat e sekretariatit të Kuvendit që duhet t’i kryej, me i regjistru deputetët, por jam i interesuar mos me humbë kohë. Ju e dini interesimin tonë që edhe qeveria të votohet menjëherë, pra të mos vonohet”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka pasur dakordim për një datë.
“Nuk arritëm te një vendim i qartë, por ishte në atë interesim që me u pa me bisedu se kur dhe si do të mund të thirret seanca,” është shprehur Haradinaj për KTV-në.
Përndryshe, pas takimit, presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar për rezultatet e takimit./tesheshi.com/