Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur mbi ekstradimin e mundshëm të shtetasit Albert Veliu – Babales, drejt Tiranës, por duke marrë si referencë precedentin e 6 gylënistëve.
“Nuk e kam ndjekur shumë temën në fjalë. Ne bëjmë kujdes kur bie fjala tek ndarja e pushteteve. Pushtetet tona janë bukur të ndara. Deportimi i gylenistëve ka qenë një mësim për të respektuar të gjitha procedurat ligjore të Kosovës kur bie fjala tek ekstradimet”, tha Haradinaj, i ftuar në UET.
Albert Veliu është në një qendër azili në Prishtinë, ndërkohë që kërkohet nga autoritetet shqiptare për t’u hetuar në lidhje me audiopërgjimin e famshëm me personazhin e pretenduar por të paprovuar, Agron Xhafaj. /tesheshi.com/