Një nga krerët e opozitës së Kosovës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se distancohej nga dhuna e protestuesve të sotëm, por shtoi se njerëzve u ka humbur durimi nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.
Në një prononcim për KTV-në, Haradinaj tha se “Na vjen keq që një numër i të rinjve u nxitën që të eskalojë protesta. Dua që të rinjtë t’i largojnë këto veprime të dhunshme dhe të shpërndahen pasi protesta ka përfunduar disa orë më pare.
Përgjegjësia e jonë është që të kundërshtojmë këta liderë dhe t’i themi jo ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit. Nuk duam që qytetarët të rrezikojnë sigurinë e dikujt as të qytetarëve as të policisë.
Durimi i popullit po humbet dhe nuk kanë kohë që Mustafa e Thaçi të manovrojnë. Ky është alarm i fundit për Qeverinë. Nuk kam vazhduar të marr pjesë pas mbylljes së protestës, por shprehim keqardhje për eskalimin e protestës”.
/tesheshi.com/