Kryeministri, Ramush Haradinaj, ditën e dytë të punës si shef i ekzekutivit, e ka nisur me një vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Në këtë vizitë, u shoqërua nga disa prej ministrave të kabinetit të tij qeveritar, përfshirë ministrin për Kthim dhe Komunite Dalibor Jevtiç, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka dhe ministren të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj.
Pas qëndrimit në KEK, Haradinaj do të vizitojë edhe Komunën e Obiliqi. /tesheshi.com/