Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, në manifestimin e mbajtur për hir të 17 vjetorit të Betejës së Koshares, ka thënë se ajo e përplotësoi luftën e Kosovës për liri.
Ai ka theksuar se të gjithë luftëtarët dhe oficerët që morën pjesë në të, ia dhanë vlerën që Beteja e Koshares gëzon.
“Lufta e Kosovës, qindravjeçare, e ka marrë epilogun e saj në Koshare. Pa këtë betejë ajo nuk do të ishte e plotë. Të gjithë komandantët, ushtarët, përfshirë edhe ata të huajt ia kanë dhënë vlerën e saj kësaj beteje”, ka thënë Haradinaj. /tesheshi.com/