Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Hamas-Izrael: cilët aktorë ndërkombëtarë mund të jenë paqebërës?

Me përshkallëzimin e luftës, a mund të ndihmojnë përpjekjet e ndërmjetësimit?

by te Sheshi
11/10/2023
in Konflikti, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Hamas-Izrael: cilët aktorë ndërkombëtarë mund të jenë paqebërës?

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se ai ishte “thellësisht i prekur” nga rrethimi total nga Izraeli i Rripit të Gazës në ditën e katërt të sulmit vdekjeprurës. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se bombardimi “sapo kishte filluar” pas sulmit të së shtunës nga Hamasi.

Shumica e vendeve perëndimore shmangin thirrjen ndaj Izraelit për të moderuar përgjigjen e tij brutale ushtarake.

A mund të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare për të ndaluar Izraelin të kryejë ndëshkime kolektive ndaj palestinezëve të Gaza-s?

“Unë mendoj se është shumë herët për të folur për ndërmjetësim, sepse tani Izraeli po vepron në bazë të dëshirës për hakmarrje,” i tha Al Jazeera-s profesori Mahjoob Zweiri, drejtor i Qendrës për Studimet e Gjirit në Universitetin e Katarit.

Më poshtë ofrohet një përmbledhje të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që mund të luajnë rolin e paqebërësit:

Liga Arabe

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe do të mbajnë një samit urgjent të mërkurën. Ky takim është kërkuar nga delegacioni palestinez, thuhet në deklaratën e Lidhjes.

Sekretari i Përgjithshëm Hossam Zaki tha se ministrat do të diskutojnë përpjekjet arabe për të “ndaluar agresionin izraelit” në Gaza.

Rezultati i mundshëm i takimit të nesërm mbetet i paqartë dhe Zweiri beson se Liga Arabe nuk ka asgjë për të ofruar. “Është një reflektim i qeverive të fragmentuara arabe. Lidhja nuk ka mjete për të vepruar”.

Kina

Pekini shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e konfliktit dhe bëri thirrje për “qetësi”.

Vëzhguesit pyesin nëse Kina do të përpiqet të veprojë si një paqebërës rajonal pasi ndërmjetësoi me sukses rivendosjen e lidhjeve midis Iranit dhe Arabisë Saudite.

Në prill, ministri i jashtëm kinez, Qin Gang, u tha ministrave të jashtëm të Izraelit dhe Palestinës se Kina ishte e gatshme të shtonte përpjekjet drejt bisedimeve të paqes.

Pekini mbështet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez bazuar në kufijtë e para vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti sovran palestinez. Ai gjithashtu mbron ndihmën ndërkombëtare për zhvillimin e palestinezëve.

Egjipti

Kajro ka vepruar si ndërmjetës mes Izraelit dhe grupeve palestineze në konfliktet e mëparshme, por Zweiri beson se këtë herë do të përpiqet të distancohet nga përshkallëzimi i situatës në Gaza.

“Ata (egjiptianët) duan të distancohen nga ngjarjet sepse së shpejti do të kenë zgjedhje,” thotë ai.

Evropa

Udhëheqësit e shumë vendeve evropiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, dënuan sulmet e Hamasit dhe shprehën solidaritetin me Izraelin. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë një samit urgjent të martën për të diskutuar luftën.

Përgjigja e parë e BE-së ndaj konfliktit ishte shpallja e një ngrirjeje të menjëhershme të ndihmës zhvillimore për palestinezët. Më vonë u tha se ndihma do të kontrollohej dhe nuk do të pezullohej.

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albarez tha se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe se bashkëpunimi duhet të vazhdojë.

“Ne nuk duhet ta ngatërrojmë Hamasin me civilët palestinezë, Autoritetin Palestinez ose organizatat e OKB-së në terren,” i tha ai radio stacionit spanjoll Cadena SER të martën në mëngjes.

Irani

Roli i mundshëm i Iranit në ndërmjetësim mbetet i paqartë.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Hosseini Khamenei tha të martën: “Ne, sigurisht, mbrojmë palestinezët. U puthim ballin dhe duart e luftëtarëve trima dhe të rinjve të Palestinës…”.

Katari

Ky shtet i Gjirit është i njohur për përpjekjet e tij ndërmjetësuese në konfliktin mes palestinezëve dhe Izraelit dhe ndihmën e vazhdueshme për Gaza-n, e cila është nën rrethimin e Izraelit për 16 vjet.

“Prioriteti ynë është t’i japim fund gjakderdhjes, të lirojmë të burgosurit dhe të sigurojmë që konflikti të mos përhapet në rajon,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Majed al-Ansari për Reuters.

Por një zyrtar izraelit i tha Reuters: “Nuk ka negociata në vazhdim”.

Rusia

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se një shtet palestinez është zgjidhja “më e besueshme” për paqen në Izrael dhe se vetëm lufta nuk do të sjellë siguri.

Turqia

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje luftëtarëve të Hamasit dhe forcave të armatosura izraelite që të ndalojnë dhunën dhe ofroi të ndërmjetësojë.

Nëse fillojnë bisedimet e paqes, Zweiri beson se Turqia dhe Katari do të luajnë një rol aktiv.

“Unë supozoj se për shkak se të dyja vendet kanë linja komunikimi me Hamasin dhe Izraelin dhe ne duhet të shikojmë se kush është në gjendje të bisedojë nga të dyja palët.”

OKB

Si pjesë e përpjekjeve të mëparshme ndërmjetësuese, në javët para sulmit të së shtunës, OKB-ja veproi në mënyrë diplomatike për të parandaluar një konflikt të ri të armatosur midis Izraelit dhe Hamasit.

I dërguari i OKB-së për paqen në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland foli me zyrtarët e Hamasit në Gaza dhe njoftoi në X: “Kombet e Bashkuara po bisedojnë dhe po punojnë me të gjitha palët për të përmirësuar jetën e popullit të Gaza-s, veçanërisht të atyre që janë më të cenueshëm.”

SHBA

Aleati më i afërt i Izraelit premtoi mbështetje “të fortë dhe të palëkundur” për Izraelin dhe njoftoi se do të dërgonte municione ndërsa dërgonte anije dhe avionë ushtarakë sa më afër që të ishte e mundur.

Korrespondenti i Al Jazeera-s në Uashington D.C. John Hendren raporton se bisedat për diplomacinë dhe një zgjidhje me dy shtete tani janë pezull.

Uashingtoni ka njoftuar se dëshiron një shtet të ardhshëm palestinez, por nuk ka arritur të bindë Izraelin, të cilit i jep tre miliardë dollarë në vit ndihmë ushtarake, të respektojë marrëveshjet që nënshkroi me palestinezët.

Zweiri thotë se reagimi amerikan është tronditës: “Ata në thelb e lejojnë Izraelin të bëjë çfarë të dojë në Gaza”. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Imazhe palestineze në Tiranë

Imazhe palestineze në Tiranë

Ndërtimi që zgjati 12 vjet: tempulli më i madh hindu jashtë Indisë

Ndërtimi që zgjati 12 vjet: tempulli më i madh hindu jashtë Indisë

Vuçiç për Radoiçiç: Do të përgjigjet në Serbi!

Vuçiç për Radoiçiç: Do të përgjigjet në Serbi!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni