Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Halepi dhe Damasku: një rrëfim për dy qytete siriane me fate krejt të ndryshme

by te Sheshi
24/12/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Halepi dhe Damasku: një rrëfim për dy qytete siriane me fate krejt të ndryshme

Në lagjen e pasur të Damaskut, Mezze, Fadl al-Muhammad përshëndet klientët me entuziazëm. Ishte 7 nëntori, dita e hapjes së madhe të dyqanit të tij ku tregtohet falafelë, dhe fotografi të shkëlqyeshme e plot ngjyra të erëzave e karrotave që nxirren nga toka, mbulojnë muret e gjelbëra. “Pavarësisht asaj që dëgjoni në media, jeta duhet të vazhdojë”, thotë menaxheri 43-vjeçar. “Duke hapur këtë restorant dhe dy të tjerë, po përpiqem të tregoj se kriza nuk po ndikon. Që ne jemi duke investuar në vendin tonë”.

Në kafenenë Tche Tche, vetëm 200 milje në veri, në Halep, puna ishte shumë larg mendimeve të Ali Shwahni-t. Ai së bashku me miqtë e tij po tymosnin shisha në një dhomë gri, të mbushur me tym, me tre ekrane televizivë që jepnin një ndeshje futbolli britanik që askush nuk po e shihte. Kryengritësit i kanë marrë fabrikën e tekstileve të familjes, të cilën nuk e ka parë në tre vjetët e fundit, e që e ka nxjerrë edhe të papunë. “Familja jonë ka vuajtur, ashtu si gjithë të tjerët”, thotë 30-vjeçari.

Rivaliteti rajonal midis katër qyteteve të mëdha të Sirisë, historikisht, e ka përndjekur vendin, duke frenuar rritjen e një ndjesie të identitetit kombëtar. Por gara midis Damaskut dhe Halepit, që pretendojnë të dyja të jenë qyteti kryesor i Sirisë, ka qenë më fort e luftuara. Edhe pse Damasku është kryeqytet, Halepi ishte qyteti më i madh i Sirisë përpara luftës dhe qendra e saj tregtare. Përpara se partia Baath t’i jepte fund demokracisë parlamentare në vitin 1963, secili nga qytetet kishte partinë e vet politike, rivaliteti midis Vëllazërisë Muslimane të Halepit dhe fraksioneve të Damaskut, ndërkaq, nxitën një konflikt shkatërrimtar në vitet 1960 dhe 1970 që e asgjësuan organizatën.

Sipas një arkipeshkvi katolik, të cituar në kabllogramat diplomatike amerikane që u publikuan nga WikiLeaks, sunitët e Damaskut madje, refuzuan të pranojnë klerikun më të lartë musliman për shkak se ai thërriste nga Halepi.

Lufta civile pesëvjeçare vetëm sa e ka acaruar këtë rivalitet. Ndërsa përleshjet në kryeqytet kanë mbaruar, njerëzit gjerësisht kanë rinisur jetët e tyre të para konfliktit, ndërsa përpiqen të harrojnë luftimet që ndodhin më tutje. Por, në lagjet e mbajtura nën kontroll të qeverisë në Halep, ku deri shumë vonë, mortajat e bombat ishin të përditshme dhe uturima e bombardimeve dëgjohej çdo orë, përballja me konfliktin duket të jetë më e vështirë.

Konstrasti midis qyteteve kryesore të Sirisë dhe përvojave të tyre respektive me luftën janë edhe dy arsye më shumë përse vendi do të ketë kohë të vështira rindërtimi dhe shërimi të plagëve të konfliktit më brutal të shekullit të 21-të.

Presidenti Bashar al-Assad nuk mendon kështu, pasi marrja nën kontroll e Halepit duket se i ka përmirësuar humorin. “Përbërja sociale është shumë e mirë se përpara luftës”, tha ai për një grup amerikanësh.

Mospajtimi midis Halepit dhe Damaskut tregon se optimizmi i tij është pa vend. Jeta e natës në Damask ka vijuar, mjafton të dalësh në qytetin e vjetër e të shohësh njerëzit atje. Lufta ishte shumë larg nga mendja e tyre po aq sa edhe linja e frontit në Halep.

Civilët e rrënuar që gërrmojnë për ushqim në lindjen e Halepit nuk kishin asgjë të përbashkët me klasat kozmopolitane në Damask që konsumojnë pije ekzotike që kushtojnë 4 dollarë, më shumë sesa rroga ditore e një punonjësi civil.

“Nuk mund të jetojmë mendërisht në krizë, gjithë kohën”, tha Hassan Zaza, një 30-vjeçar kurd, drejtor i ndriçimit në një kompani filmike. “Na duhet të harrojmë atë që ndodh atje, në vende të largëta”.

Por, Muhamedi, pronari i restorantit të falafelit nuk i kalon netët duke u zbavitur, por duke nxjerrë të dhëna. Ai ka kryer një sondazh të tregut për të përcaktuar menynë e restorantit. Ai kërkon të hapë dhe shtatë degë të tjera të biznesit të tij.

Por, në Halep, industralistët po llogarisin humbjet e tyre të mëdha.

Rafa’at Shaameh ishte pronar i tre fabrikave në zonën moderne industrial Sheikh Najjar, në periferinë veriore të vendit. Vendi u mor nën kontroll nga ISIS e më pas nga kryengritësit herë pas here, por edhe pse tani ka rënë në duart e qeverisë, ai mendon se ende do të duhen disa vjet për ta sjellë punën aty ku ishte. “Ne vlerësojmë humbje me miliona”, ankohet ai.

Në kafenenë Tche Tche në Halep, pronari Ghalib Zabuba nuk nxjerr pothuajse asgjë. Fitimi i një dite mund të jetë edhe vetëm 50 cent. “Kur njerëzit vuajnë, kështu vuan edhe fitimi ynë. Si mund të bëj para mbi mjerimin e tyre?”.

Ndërkaq, në kontrast me klubin Marionette në Damask me turmën e të rinjve dhe pijet alkoolike, klientela e klubit Zabuba në Halep është më konservatore. Pjesa më e madhe e grave janë me shami dhe nuk shërbehet alkool. Klubi reflekton reputacionin e Halepit si një qytet më tradicional dhe më besimtar sesa Damasku.

Fares al-Shehabi, kreu i dhomës së Tregtisë së Halepit dhe parlamentar që mbështet qeverinë, fajëson Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e qytetit të tij. Nga 15 mijë fabrikat dhe 20 mijë ndërmarrjet e vogla e të mesme, thotë ai, vetëm 10 për qind funksionojnë. “Rrebelët e dashur të Amerikës na bënë këtë dhuratë”, thotë ai.

Shehabi mezi pret t’i tregojë grupit të gazetarëve perëndimorë sesi kryengritësit rrënuan zonat industriale të qytetit. Rrënojat ku dikur punohej janë të heshtura dhe çdo gjë që mund të transportohej tasgmë ka shkuar drejt industrialistëve turq që kanë blerë makineri me çmime të ulëta.

Historia në Adra, një qytet industrial rreth 10 milje në verilindje të Damaskut është më pak vajtimtare. Kryengritësit e kanë mbajtur atë vetëm për nëntë muaj në vitin 2014 dhe fabrikat nuk kanë pësuar dëmtime shumë të mëdha sa ato të Halepit. Në vitin 2015, të ardhurat vlerësoheshin në 1.06 miliardë paundë sirianë, dhe ministria e Industrisë planifikonte të sistemonte edhe 600 firma të reja atje.

Por në Halep, investime të tilla nuk kanë mbërritur. Rimarrja e qytetit përfaqëson një fitore të rëndësishme ushtarake për regjimin – por gjithashtu do të thotë se Assad ka trashëguar edhe përgjegjësinë për rindërtimin e zonave të shkatërruara dhe ringritjen e stofit social të qytetit.

Nëse qeveria e margjinalizon Halepin dhe neglizhon rindërtimin e zonave të tij industrial, vetëm sa do të përkeqësojë marrëdhënien e tensionuar midis qendrës veriore tregtare dhe Damaskut.

“Kemi vuajtur shumë nga mbështetja jonë për qeverinë”, thotë një pronar fabrike në Halep. “Kemi nevojë të shohim rezultate –  shpejt”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Next Post
5 gjërat që nuk duhet të bëni sapo zgjoheni nga gjumi

5 gjërat që nuk duhet të bëni sapo zgjoheni nga gjumi

Reagimet pas miratimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit: Izraeli e quan të turpshme, palestinezët e shohin si fitore

Reagimet pas miratimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit: Izraeli e quan të turpshme, palestinezët e shohin si fitore

Sam Allardyce kthehet të drejtojë një skuadër pas largimit të papëlqyeshëm nga përfaqësuesja angleze

Sam Allardyce kthehet të drejtojë një skuadër pas largimit të papëlqyeshëm nga përfaqësuesja angleze

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni