Një valë sulmesh ndodhi në fundjavë në Gjermani, kundrejt xhamive dhe pronave turke. Thyerje, dëmtim, zjarrvënie, por pa pasoja në njerëz. Policia ka thënë se po hetohet, ndërsa autoritetet thonë se sulmet kanë qenë të motivuara politikisht.
Dyshohet se pas tyre qëndrojnë organizata kurde të cilat kanë zgjedhur këtë formë për t’u hakmarrë ndaj Operacionit “Dega e Ullirit” në Sirinë Veriore, ku në shënjestër janë disa grupime kurde të cilat Ankaraja i cilëson si terroriste. /tesheshi.com/