Këtë javë, Shtetet e Bashkuara kanë kryen sulme kompjuterike ndaj sistemeve të lëshimit të raketave të Iranit, si dhe ndaj një rrjeti spiunimi. Kjo si reagim ndaj Teheranit për rrëzimin e një droni amerikan, zhvillim që për pak se nuk ndezi luftën, atë me zjarr.
Presidenti Trump ka kujtuar se një sulm ajror kundër Iranit u anulloau në momentin e fundit. Por në fshehtësi, megjithatë, ai miratoi një kundërsulm në formën e një sulmi kibernetik mbi sistemin e mbrojtjes iraniane, sipas asaj çfarë shkruan Uashington Post.
Kjo media raporton se një nga sulmet kibernetike ishte ai mbi kompjuterat që kontrollojnë nisjen e raketave. Ndërsa një sulm tjetër ka ndodhur kundër një rrjeti spiunësh që monitoron kalimin e anijeve përmes detit Hormuz.
Sipas Uashington Post, sulmet e hakerëve ishin planifikuar disa javë më parë, ç’prej kur zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë sugjeruar një përgjigje për sulmet ndaj tankerave të naftës në Detin Hormuz. /tesheshi.com/