Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se qeveria do të nisë negociatat me opozitën që të arrihet një marrëveshje për çështjen e demarkacionit.
Ai deklaroi se mesazhet e dhëna nga zëvendës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, kanë vulosur njëherë e mirë këtë çështje si zgjedhja e Presidentit.
“Ato mesazhe do të merren seriozisht nga Qeveria”, ka thënë Kuçi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, duke prezantuar ministren e ardhshme të Drejtësisë, tha: “Ne do ta shfrytëzojmë çdo mundësi që ta gjejmë konsensusin për ta proceduar më tutje marrëveshjen”.
Megjithatë, Kuçi nuk ka treguar më shumë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë./tesheshi.com/