Pas Milaim Zelës, radhën për të provuar qelitë e burgut e kanë patur deputeti i Haradinajt, Shkumbin Demaliaj. Ngjashëm si me Zekën, edhe Demaliaj konsiderohet se ka kërcënuar një prokuror. Bëhet fjalë për Eleza Blakajn, njeriun që ka hetuar listat e fryra të UÇK-së, ku janë sajuar veteranë falco.
“Dezertor, hajn, idiot, rrugaç…do merrem privatisht me të”, janë fjalët e Demaliajt në adresë të Blakajt, ndërkohë që ky i fundit e ka lënë Kosovën duke zgjedhur të jetojë në SHBA. Dhe kjo, pasi Blakaj ka thënë se po kërcënohej. /tesheshi.com/