Eurokomisioneri Johannes Hahn dha garanci se në vjeshtë do hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.
“Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se në tetor Këshilli do të ndjek vlerësimin tonë pozitiv. Të dy vendet kanë bërë reforma, veçanërisht në fushat e përmendura nga konkluzionet e Këshillit të muajit qershor 2018”, tha Hahn në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë.
Ai shtoi gjithashtu se krerët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë për marrëdhënie më të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit pasi ato janë edhe parakushte për t’u bashkuar me BE. /tesheshi.com/