Johannes Hahn, tashme vetëm një eurodeputet, është ndër ata që ka reaguar në lidhje me tërmetin tronditës në Shqipëri.
Në pak rreshta në Tëitter, ish-deri dje Komisioneri për Zgjerim, shkruan se ndihma e BE-së për Shqipërinë nuk do mungojë.
“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism”, shkruan Hahn. /tesheshi.com/