Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe i vetë BE-së.
Këtë deklaratë Hahn e theksoi për të përditshmen gjermane ”Handelsblatt” në prag të samitit të liderëve ballkanikë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, në Berlin.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona”, theksoi ai.
”Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet”, shtoi Hahn.
“Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, përfundon Hahn për të përditshmen gjermane ”Handelsblatt”. /tesheshi.com/