Presidenti Nishani vlerësoi me titullin “Nderi i Kombit” një prej figurave më të njohura klerikale, Hafiz Ali Korçën.
“Për rolin dhe kontributin e tij të rëndësishëm e vetëmohues në dobi të çështjes kombëtare: si martir i kombit e kulturës shqiptare, si klerik atdhetar i shquar e veprimtar i flaktë për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj, si figurë e papërsëritshme intelektuale, duke u shndërruar në një nga dijetarët më të ndritur të filozofisë islame në Shqipëri”, thuhet në motivacionin e kreut të shtetit dedikuar Ali Korçës.
Presidenti Nishani tha se ndihej i privilegjuar për dekoratën që po jepte. “Vlerësoj, nderoj të respektoj një personalitet të përmasave të jashtëzakonshme, siç ishte Hafiz Ali Korça, ishte një burrë i drejtë, dijetar, enciklopedist, poliglot, gjuhëtar, letrar, fetar i devotshëm dhe mbi të gjitha: një atdhetar i flaktë”, kreu i shtetit përgjatë ceremonisë.
Hafiz Ali Korça ka lënë pas një mal me vepra të shuëm zhanreve. Gjithashtu ai ishtë ndër të parët për kohën e tij që paralajmëroi rrezikun e komunizmit, nëpërmjet librit të tij “Bolshevizma”.
Por po kujtojmë katër vargje brilante të tij dedikuar vetes për shpirtin atdhetar që kishte:
Për Shqipërinë u përpoqa
Rrezikova jetën time
Nuk rrëfehet se sa hoqa
Se shteti m’i njihte krime!
/tesheshi.com/