Kampioni i i MMA, Habib Nurmagomedov i është bashkuar mesfushorit të Arsenalit Mesut Ozil në mbështetje të muslimanëve ujgurë në Kinë, një çështje shumë aktuale në ditët e fundit.
Ylli i Arsenalit ka kritikuar Kinën në mediat sociale për terrorin shtetëror mbi këtë popullsi, dhe për këtë shkak është bërë një problem të madh për klubin dhe për veten e tij, pikërisht nga zemërimi kinez.
Ozil është fshirë praktikisht nga interneti në vendin më të populluar në botë, kështu që emri dhe mbiemri i tij nuk është më në motorin kinez të kërkimit Baidu. Gjithashtu, që nga fundjava, Ozil nuk ekziston as në rrjetet sociale kineze Weibo dhe Douyin.
E pas reagimit të Ozilit në mbrojtje të ujgurëve, ka ardhur dhe ai i Habibit.
“Për hir të Allahut, lehtësojuani gjendjen vëllezërve tanë ujgurë”, shkroi Habibi në Instagram. /tesheshi.com/