Numri i viktimave në Gutën Lindore në Siri e ka kaluar shifrën 1000.
“Numri i të vdekurve ka shkuar deri në 1,002 civilë pasi tetë vetë u vranë së fundi në Harasta dhe Arbin”, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Të shtunën, punëtorët e shpëtimit nxorrën nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Douma trupat e 17 personave, duke përfshirë anëtarët e tre familjeve të ndara. Ndërsa numri i fëmijëve të vrarë ka shkuar në 215.
Douma është qendra më e madhe urbane në Gutan Lindore të Sirisë dhe forcat regjimit e kanë izoluar atë nga pjesa tjetër e bastionit të opozitës.
Sulmet mbi këtë rajon nisën që më 18 shkurt duke regjistruar të tjera masakra ndër civilë, që prej kur nisi lufta në Si/tesheshi.com/ri afro 7 vjet më parë.