Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gusht 1991: Kur Nano e Berisha debatonin për transformimin e Sigurimit të Shtetit

by te Sheshi
14/12/2015
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Gusht 1991: Kur Nano e Berisha debatonin për transformimin e Sigurimit të Shtetit

Tirane.03.05.91.-Nga e majta ne te djathte deputetet Fatos Nano, Genc Ruli dhe Sali Berisha duke biseduar.ATSH.Foto:Gani Xhengo

Edhe pse me tensionet e natyrshme të diktuara nga koha dhe situata, që në fillimet e pluralizmit, politika shqiptare ka ditur të ulet e të bisedojë. Pra, të tentojë të gjejë udhët e mënyrat për t’u marrë vesh. Kështu, më 23 gusht të vitit 1991, Fatos Nano dhe Sali Berisha do të takoheshin për të zgjidhur një krizë momenti pasi demokratët po kontestonin qeverinë me kryeministër Ylli Bufin. Ishte një kohë kur vendi vinte nga ngjarje si ajo e 2 prillit. Fatos Nano ishte rrëzuar si kryeministër, por ishte zgjedhur kryetari i PS-së, PPSH-së me emër tjetër, e cila përgatitej t’i futej rrugës së reformimit.

Dhe, një prej çështjeve që dy krerët diskutuan ishte dhe ajo e riorganizimit dhe e reformimit të Sigurimit të Shtetit, si dhe RTSH-së.

Fatos Nano shoqërohej në atë takim nga Gramoz Ruçi, ndërsa Sali Berisha shoqërohej nga Eduard Selami. Pasi përfundoi atë takim, Nano priti dhe Sabri Godon, si kryetar të PR-së.

I pranishëm në këto takime ishte edhe deputeti socialist, Namik Dokle, i cili mbajti edhe protokollin e mbledhjes.

Më poshtë botohet e pandryshuar pjesa e parë e protokollit të mbajtur nga Dokle në tryezën e partive politike në gusht 1991.

Takimi Nano- Berisha, 23 gusht 1991 

Fatos Nano: Dëshirojmë funksionimin e tavolinës partiake, duke gjetur pika të përbashkëta. Por për fat të keq konstatojmë që zgjidhjet e nesërme kërkohen më shumë për interesa partiake, sesa për interesa kombëtare.

Po goditet Partia Socialiste, si e vetmja që ka të bëjë me të kaluarën, si e vetmja që ka brenda ose rreth saj enveristë, stalinistë, etj etj. Si e vetmja që ka të bëjë me Sigurimin. Ne jemi forca të vetme në Parlament e qeveri. Ta ndihmojmë atë për zgjidhje.

Njerëzit janë të lodhur nga të gjitha partitë. Këtë s’duam ta shfrytëzojmë për interesat tona partiake, por për popullin. A do t’i mbetemi formulës për zgjidhje politike, qetësi etj., deri në zgjedhjet e ardhshme? A do të kontaktojmë mes nesh e së bashku me qeverinë, parlamentin? Po shkojmë drejt një krize institucionale apo drejt forcimit të tyre?

Sali Berisha: Jemi për dialogun me të gjitha partitë. Kur ne bëmë takimin kishim parasysh atë që e quajmë veprim politik qytetar. Nuk është tendenca natyrale e PD-së të sulmojë PS-në. Ne kemi pranuar reformimin e PPSH-së. Tani dhe me sh……… po konstatojmë dy gjëra:

Mjetet e saj të propagandës janë jehonë e kriptokomunistëve. Janë zëdhënës të këtyre odeve. Pse kjo parti sulmon 100 herë më shumë Eduard Selamin sesa të birin e Ahmet Zogut. Ka elementë që flirtojnë me të birin e Zogut. Ka qëndrime të çuditshme të disa funksionarëve të PS-së.

Ti shkove në Izrael. S’ta përmendi kush. Ju merreni me vizitën time në Angli. Anglia nuk e pranon Zogun.

A ishin 45 vjet diktaturë?

Pse e mbroni Enver Hoxhën?

Pikë kyçe është Sigurimi i Shtetit. Gjithë lindja e ka patur këtë problem. Ne nuk duam gjueti shtrigash. Duam transparencë.

Konturet

Burimet financiare

Riorganizimi

Verifikimi

Kështu e kanë bërë të gjithë, në Hungari etj etj.

Fatos Nano: Do shpërbëjmë bashkëpunëtorët e vjetër të Sigurimit për t’u bërë ne bashkëpunëtorë të rinj të tij?

Jo, Sigurimi s’ka pse të varet më nga partitë,pasi të riorganizohet. Si të bëhet? Një përfaqësues i PS-së dhe një i PD-së të njohin rrjetin. Të përcaktojnë kriteret e punës për të ardhmen. Shumica dalin në pension. Ata që janë të ndërgjegjshëm profesionalisht hiqen.

Gramoz Ruçi: (shpjegon punën e djeshme të Sigurimit të Shtetit). Si mund të riorganizohet: Që t’i shërbejë interesave kombëtare. Ta pastrojmë. Po si? Në miting, në gazetë, apo në tavolinën e rrumbullakët?

Sali Berisha: Nuk kam frikën e Sigurimit, por është një rrezik i demokracisë. 99 përqind e informatorëve nuk të duhen. Pse të mos shkëputemi prej tyre?

Problemi i dytë i madh: Televizioni. Eshtë sjellë keq me demokracinë. Demokracia nuk vjen duke kapërcyer ylberin. Prandaj toleruam për TVSH-në. Ngritëm një komision. Ai nuk funksionoi. As do të presim dhe as do të durojmë. Kjo është pika ku durimi ynë është konsumuar.

Pika e tretë: Udhëheqësit e përjashtuar nga partia. Kjo është një nga veprat më të mira që keni bërë. Po ç’po bëhet më tej? Ata që vodhën miliona, po shëtisin nëpër vila. Pse deputetët tuaj nuk shkojnë në hetuesi të kërkojnë ndjekjen penale të bllokmenëve? Pse komisioni parlamentar nuk vepron që të kërkojë nga hetuesia ndjekjen e këtyre shpërdoruesve?! Pse nuk fut asnjë prej tyre në burg. Dikush e frenon, dikush e bllokon. Del qartë që kjo është një “farsë demokratike”.

Fatos Nano: Dakord. Po si mund ta gjejmë drejtësinë? Me mitingje e shtyp, apo me rrugë institucionale?

Sali Berisha: Problemi më madhor, ne shohim një skenar për shkatërrimin e Shqipërisë, brenda e jashtë vendit vepron. Një nga momentet kryesore të këtij shkatërrimi është eksodi.

Ajo ka shkak ekonomik.

Ka shkak psikologjik.

Por kryesore është organizimi si një provë pushtimi i Shqipërisë.

Shqipëria ka pasur tradhtarë, në 1925, 1941 etj, 1943….Këta tradhtarë janë ende të fuqishëm, janë nga Garda e vjetër. Po nuk e zbërthyem skenarin e eksodit Shqipëria merr fund, ose mbetet si kukull e Serbisë. Kemi një paralizë totale të rendit. Ndoshta ekzagjeroj me fjalën totale. Por…të mos harrojmë se ditën e eksodit, një batalion mjafton të pushtojë Shqipërinë? Populli nuk dëgjon asnjë thirrje.

Fatos Nano: Ka një sfond ku ndodhin këto gjëra. Sapo çelim ne rrugë për t’i kapërcyer. Do angazhohemi konkretisht për t’i zgjidhur problemet? Do fillojë reforma? Do privatizojmë? Si ta ndezim motorin?

Ndryshe rrezikojmë gjithçka. Ka një prioritet problemesh. Pa neglizhuar të gjitha këto që thatë ju. Ekonomia do ecë. Populli do ushqehet. Sindikata do përsëri grevë. Kështu do shkojmë? Do t’i qëndrojmë paqes sociale? Apo me mitingje?

Sali Berisha: S’kemi rrugë tjetër. Hyrja në qeveri: ka qenë çështja e Kosovës që na ka shtyrë.

Fatos Nano: jemi për tavolinën e partive?

Sali Berisha: Jemi të hapur. Nuk sulmojmë njeri. Ne kërkojmë ligjshmëri. Këto që do të bëjmë sot (mitingjet) nuk ka të bëjë me zgjedhjet.

Fatos Nano: Këto çojnë në destabilizim.

Sali Berisha: jemi përpjekur për stabilitet, por s’po e arrijmë. Ne jemi për drejtësi sociale. Mund të ketë ekstreme, do t’i shikojmë.

Fatos Nano: T’i mbajmë këto kontakte, të flasim hapur.

Eduard Selami: Tavolina partiake le të funksionojë. Por s’mund të mos përdorim edhe format e tjera. Ne disa i kemi bërë publike. Po të konvergoni ju, aq më mirë.

Fatos Nano: Ne jemi dakord, por të mos pengojmë institucionet.

Sali Berisha: Ne nuk i kemi penguar. As PD-ja e as RD-ja nuk kanë kritikuar qeverinë.

Fatos Nano: Pas vajtjes së Azemit e Abdiut në Berat u nxit vala e shkatërrimit. A nuk është kjo një objekt analize?

Gramoz Ruçi: Komisionet parlamentare duhet t’i vëmë në funksionim.

Eduard Selami: Të lëmë një takim të partive javën e ardhshme.

Fatos Nano: Nuk është kohë mitingjesh.

Sali Berisha: Ne nuk kemi bërë mitingje. Po tani duam ta bëjmë për transparencë, sepse shikojmë fasadë demokracie.

Fatos Nano: Pse mitingjet janë demokraci? Çfarë mesazhi do t’i japim botës, që s’jemi në gjendje të mbajmë qetësi?….

Përgatiti: Ermir Hoxha – /tesheshi.com/

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Next Post
Shenja e parë e përçarjes së koalicionit PDK-LDK: Deputeti Haxhiu kërkon shkarkimin e ministrit Rrahmani

Shenja e parë e përçarjes së koalicionit PDK-LDK: Deputeti Haxhiu kërkon shkarkimin e ministrit Rrahmani

Ilir Meta, 3 ditë në Beograd

Ilir Meta, 3 ditë në Beograd

Ja çfarë ndodh në organizëm nëse gëlltitni çamçakëzin

Ja çfarë ndodh në organizëm nëse gëlltitni çamçakëzin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni