Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Guinness”-i i poezisë: Adem Zapllusha numëron 140 libra të botuar. Thith oksigjen dhe nxjerr…vargje!

by te Sheshi
01/01/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Guinness”-i i poezisë: Adem Zapllusha numëron 140 libra të botuar. Thith oksigjen dhe nxjerr…vargje!

Pa dyshim që ai është për Guinness. Adem Zapllusha nga Prizreni ka mbërritur në shifrën rekord të 140 librave poetikë të botuar, që të duket sikur thith oksigjen e nxjerr jo dioksid karboni, por vargje.

189 mijë 298 të tilla ka shkruar deri më tani duke ofruar dhe shifrën e 10 mijë e 298 poezive.

Në një intervistë për tesheshi.com, rrëfen paksa mbi këtë përvojë të jashtëzakonshme, dhe të çuditshme njëherësh….  

Bisedoi: Gjon Neçaj

Me sa dijmë rridhni nga prindëri që nuk kanë ditur shkrim e këndim, apo jo?

Prindërit e mi nuk kanë ditur shkrim e as lexim. Kohërat ishin të tilla kur në Kosovë ka qenë e ndaluar të hyjnë librat shqip, e për një libër që gjendej në ndonjë familje, të fluturonte koka si kokrra e bostanit, siç thoshte “Homeri shqiptar”, i madhi At Gjergj Fishta. Por përkundër faktit që ishin analfabetë, im atë ishte një rapsod nga i cili që në fëmijëri më mbolli artin e fjalës së bukur në shpirt. Shpeshherë këndonte këngën “Bajram Curri n’kali”, e kështu që dashurinë për art ma mbollën që herët në shpirt

Ne moshën e rinisë,kur filloi të shkruaj poezi.

Sa vjeç ishe kur kuptove se ç’është fjala e shkruar, poezia, vargëzimi?

Që në klasën e tretë apo të katërt fillova të shkruaj, e nuk më kujtohet saktë, por në këto vite. Ju thashë se im atë ka qenë rapsod, ndjestë pastë,  dhe shpirti im prej një fëmije të brishtë frymëzohej nga këngët që këndonte ai dhe nga Radio Tirana, të cilën e dëgjonim nën jorgan, se nuk guxonim ta lëshonim të dëgjohej lirisht në Kosovë. Shkollimin nuk e mbarova dot. Që në klasën e tretë të gjimnazit, nën ish-Jugosllavi, më përjashtuan pa të drejtë regjistrimi. Dikur vonë, pas shumë viteve, diplomova privatisht në Akademinë Pedagogjike dhe kam punuar 3 vite si mësues, pastaj u punësova në Elektro-Energjetikë si përkthyes ku edhe u pensionova.

Po bashkëshortja a të ka penguar apo ndihmuar në latimin e vargjeve, se ne na i grisin e nuk na lënë vend në shtëpi pa kontrolluar, se po shpenzojme kursime për botime që epo mbesin stoqe?

Te unë është krejtësisht ndryshe. Në vitin 2007 bashëkshortja ime  më ka nxitur  të shkruajë një libër për fëmijë, sepse e lashë poezinë anash, se kishim problem me “shkrimtarët” (në thonjëza pra), se  nuk na i botonin të gjitha poezitë. Ne ua dërgonim dhjetë poezi, botonin vetëm një, e nëntë na humbnin sirtareve të redaksive pa gjurmë.

Fillova dhe e përfundova librin shumë shpejt, librin me titull  “Letër nga mërgimi”, e pastaj më nuk u ndala; e që nga viti 2007 e deri më sot i kam shkruar rrafsh 189 mijë 298 vargje, që do të thotë se po t’i zbërthejmë në poezi, dalin 10298 të tilla. Më pastaj fillova me botimet .Deri me tani i kam botuar 122 libra; dhe 18 janë të gatshme për botim me redaktim dhe parathënie, në pritje të ndonjë sponsorizuesi.

Dhe gjithsej 140 apo jo, një rekord i denjë për në Guinness?

Në vitin 2010 i kam botuar 18 liba; në vitin 2011, 17 libra; në vitin 2012, 37 libra; kurse në vitin 2013, 8 libra; në vitin  2014, 22 libra; dhe në vitin që sapo u mbyll, 12 libra. Për vitin 2016 më kanë mbetur të gatshme për botim 18 libra, kurse  librin e ri fillova mbrëmë ta shkruaj.

Ndonëse tashmë  72-vjeçar, por shkruani dhe botoni  deri në ­­­­­­36 libra në vit e me cilësi artistike. Madje, kohët e fundit keni lëvruar edhe haikun. Nga u lind gjithë ky frymëzim, nga e merrni muzën e krijimit?

Muza e krijimit tim rrjedh nga folklori shumë i pasur shqiptar, aty gjen dhe frymëzohesh nga gjithçka.

Sa poezi shkruani në ditë, javë, muaj …?

Ngjan edhe të mos  shkruaj një muaj e më shumë, por kur ulem të shkruaj, një përmbledhje gati prej 70 poezish e përfundoj brenda një jave; pastaj redaktimi zgjat më shumë ditë, e shkon deri dhjetë ditë e më shumë.

Adem Zaplluzhës a i lexohen libra me poezi në shkolla apo institucione kulturore në Kosovë dhe a keni pasur ndihmë financiare nga shteti?

Fatmirësisht kam mjaft lexues, sidomos në rrjetet sociale, në internet, po edhe një mori lexuesish që vijnë në shtëpi e m’i kërkojnë librat. Nëse Zoti i madh nuk ma merr shpirtin, edhe 18 që i kam të gatshëm do i botoj sivjet, e për diçka tjetër shohim e bëjmë.

Po pata fuqi do e përfundoj edhe librin e posanisur, që shifra shkon te 141.

/tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Fjalët më të kërkuara në Google gjatë vitit 2015

Fjalët më të kërkuara në Google gjatë vitit 2015

Imazhe të trazuara 2015

Imazhe të trazuara 2015

Francë: të shtëna pranë një xhamie, pesë të plagosur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni