Tifozët e Bayern Mynih kanë protestuar për çmimin e lartë të biletave të vënë nga klubi londinez Arsenal, për ta parë ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë, trajneri i bavarezëve, Pep Guardiola ka premtuar krejtësisht të kundërtën për tifozët e topçinjëve. Gjatë konferencës për shtyp ai u premtoi atyre se do ta shohin ndeshjen me çmim të ulët të biletave në Gjermani.
Bavarezët nuk janë futur fare në stadium në pesë minutat e para të ndeshjes ndaj Arsenalit, duke shpalosur disa banderola: “64 funta për një biletë, futbolli pa tifozët nuk vlenë as një qindarkë”.
Por, kështu nuk do jetë edhe në Gjermani, pasi trajneri i Bayern Mynih, Pep Guardiola u ka premtuar tifozëve të Arsenalit, bileta me çmim të ulët. /tesheshi.com/