Udhëheqësi i vetëshpallur i Venezuelës dhe kryetari i Parlamentit Kombëtar të vendit, Juan Guaido i bëri thirrje popullit në rrugë për të ri-mbajtur protestat kundër qeverisë më 9 mars, të shtunën.
Guaido u kthye në vendin e tij duke iu drejtua turmës së mbledhur në sheshin Alfredo Sadel në Karakas.
Por në fjalimin e tij ka rënë në sy dhe paralajmërimi për derdhje gjaku
“Ne nuk do të presim asnjë një minutë. Kjo luftë nuk do të jetë e kotë. Mendoni për të ardhmen tuaj, ëndrra e një vendi më të mirë. Në qoftë se ne mund ta sigurojmë lirinë dhe demokracinë e lirine edhe me viktima, jetët e humbura nuk do jenë të kota”, tha Guaido.
Venezuela është prekur nga protestat që kur presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve që opozita i bojkotoi.
Tensioni është rritur më tej, kur Guaido u vetashpall president me 23 janar, duke patur mbështetjen e SHBA-së, vendeve latine dhe një pjese të Europës. /tesheshi.com/