Situata në Turqi është aq kaotike sa që për momentin është e paqartë nëse grushti i shtetit ka marrë formë të plotë, sipas të gjithë përkufizimeve klasike, apo se është ende në tentativë.
Po t’i referohesh situatës në terren, për aq informacione sa ka dhe që janë të konfirmuara, deri më tani është marrë vetëm televizioni shtetëror, TRT, por jo dhe institucionet si Parlamenti, Kryeministria dhe Presidenca, pas rënies të së cilave, paralel me arrestimin e drejtuesve, ose largimin e vullnetshëm të tyre, grushti i shtetit mund të quhet i realizuar.
Pra, gjykuar nga kjo situatë, grushti i shtetit deri më tani është gjysmak dhe mbetet thjesht në tentativë. /tesheshi.com/