Argjentinasit, atë që nuk mundën dot ta bëjnë në fushë, të rrahin (me gola) kroatët, kanë tentuar ta bëjnë jashtë saj.
Bëhet fjalë për tifozerinë e zemëruar amerikanolatine, e cila ka rënë pre e paradigmës shqiptare “kur nuk ke ç’i bën gomarit, i bie samarit!”.
Në gjendje dëshpërimi, ithtarë të Messi-t me shokë iu vërsulën atyre që ishin nën delirin e fitores, tifozëve kroatë.
E gjitha ndodhi në ambientet e brendshme të stadiumit, ndërsa në fushë luheshin minutat e fundit. /tesheshi.com/