Një rrethanë e rastësishme ka bërë që grupi polifonik i Tepelenës t’ja marrë këngës në hyrje të kalasë së Gjirokastrës, duke dhënë një shfaqje të shkurtër dhe tërësisht falas për dhjetra turistë që ndodheshin aty.
Shikoni dhe reagimin e këtyre të fundit teksa dëgjojnë polifoninë labe, e cila vite më parë u përfshi dhe në UNESCO si vlerë e rrallë trashëgimie.
Grupi ndodhej në kala për xhirimet e një dokumentari kushtuar vetvetes. /tesheshi.com/