Brazili ka bërë detyrën ndaj Serbisë me një 2-0, duke bërë që ballkanasit të kthehen në shtëpi vetëm me nderin e një fitorjeje minimale ndaj Kosta Rikës, e humbjes poshtëruese ndaj Zvicrës, jo nga rezultati por nga fakti se e pësoi nga dy shqiptarë.
Nga ana tjetër, falë saj fitoreje historike, edhe helvetët kanë avancuar në ëndrrën e tyre duke e kaluar grupin pas një barazimi stervitor 2-2 me Kosta Rikën.
Pas dyshes Xhaka – Shaqiri, ka qenë dhe shqiptari tjetër, Xhemajli, ai që ka firmosur në rrjetë me një gol në pjesën e parë. /tesheshi.com/