Ish-kryeministri maqedonas dhe kërkuesi politik i azilit në Hungari, Nikola Gruevski, nga Budapesti ka kërkuar që Gjykata e Apelit në Shkup të heqë masën e paraburgimit, por të cilën kjo gjykatë e ka refuzuar.
Kjo thuhet në raportin e shtatë të Prokurorisë Speciale në Maqedoninë Veriore, e cila publikohet çdo gjashtë muaj.
Ankesat e paraqitura nga ish-kryeministri maqedonas përmes avokatit u refuzuan si të pabazuara.
Mbikëqyrja e ish-kryeministrit u përcaktua në rastet e “TNT”, “Traktor” dhe “Dhuna në Komunën e Qendrës”.
Gruevski është gjykuar në mungesë në të gjitha rastet e lartpërmendura. /tesheshi.com/