Një 65-vjeçare me origjinë serbe, por me banim në fshatin Gril të Malësisë së Madhe, ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur në pusin e shtëpisë.
Gruaja me inicialet D.P, ka vepruar në kushte depresioni, kur gjatë ditës së djeshme ka tentuar vetëvrasjen në pusin e ujit qe ndodhet në oborrin e shtëpisë.
Ajo ka shpëtuar fatmirësisht, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shkodrës, nga verifikimet e kryera rezulton se 65-vjeçarja me origjinë serbe, vuan dhe trajtohet për çrregullime të shëndetit mendor./tesheshi.com/