Në betejën për të pasuar Angela Merkelin në krye të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, një tjetër grua e konsideruar nxënësja e saj, remtoi një kapitull të ri në historinë e Gjermanisë, në të cilën siç tha, “njerëzit këtu të ndihen si në shtëpi”; kjo pas një periudhe trazirash politike dhe forcimin e ekstremit të djathtë, sipas agjencisë Reuters.
“Ky është fundi i një epoke dhe ne duhet të falënderojmë Angela Merkel për përkushtimin e saj”, tha ajo, duke shtuar: “Ne duhet të punojmë për të siguruar që njerëzit këtu ndihen si në shtëpi, për ata që kanë jetuar gjatë këtu, si edhe për ata që kanë ardhur kohët e fundit”, shtoi ajo Kramp-Karrenbauer, duke iu referuar qindra mijëra refugjatëve dhe emigrantëve që kanë ardhur në Gjermani nga 2015.
Megjithatë, sondazhet tregojnë se Kramp-Karrenbauer, i cili është Sekretare e Përgjithshme e Partisë Konservatore, ka mbetur prapa në garën me biznesmenin Friedrich Merz. /tesheshi.com/