Arta Vorpsi, “gruaja e sherrit” për Gjykatën Kushtetuese e zgjedhur nga KED dhe e papranuar nga presidenti Meta, ka startuar punën si anëtare e re e Kushtetueses, me një betim para noterit në vend të kreut të shtetit.
Kështu, ajo ka shpërfillur Metën që nuk kishte ndërmend të organizonte ceremoni betimi për të si anëtare e re e Kushtetueses, e cila u përzgjodh automatikisht nga KED pasi presidebnti kaloi afati ligjor prej 30 ditësh për të zgjedhur anëtarin e dytë pas Besnik Muçit për në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenca reagoi ironikisht, duke thënë se “Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja”.
Por në këtë debat u përfshi dhe kreu i opozitës Basha, ku nga Saranda, aty ku pati një takim me biznesmenë vendas, tha se “kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër Kushtetues, i cili ka për qëllim që ndalon qytetarët që të kenë Gjykatën Kushtetuese që presin prej 3 vitesh, do kemi një kukull të regjimit”. /tesheshi.com/