Që nga viti 2019, Hannah Dingley ka drejtuar skuadrën e të rinjve të klubit Forest Green Rovers, i cili garon në Ligën e Dytë profesionale angleze, niveli i katërt i futbollit të klubeve në Angli.
Hannah Dingley është emëruar trajnere e skuadrës angleze të kategorisë së katërt Forest Green Rovers, duke e bërë atë gruan e parë në stolin e një ekipi profesionist futbolli për meshkuj në Angli.
Klubi njoftoi se 39-vjeçarja Dingley ka nënshkruar kontratë dhe do të drejtojë përkohësisht skuadrën pas largimit të trajnerit aktual Duncan Ferguson.
Që nga viti 2019, Dingley ka drejtuar ekipin e të rinjve të klubit, i cili garon në Ligën e Dytë profesionale angleze, që është niveli i katërt i futbollit të klubeve në Angli. /tesheshi.com/