“Kemi pasur 4-5 vdekje gjatë kësaj periudhe, kryesisht të të sëmurëve kronikë që nuk kanë arritur të mbijetojnë. Gripi është bërë komplikacioni që i ka çuar në atë gjendje”, tha për Top Channel mjeku pneumolog Arjan Mezini nga spitali “Shefqet Ndroqi.
“Duke filluar nga 31 dhjetori ka patur një fluks që s’është i zakonshëm për urgjencën e spitalit tonë. Bëhet fjalë për 70 deri në 100 persona në ditë, që janë trefishi i ngarkesës të një dite të zakonshme. Kemi kaluar në shërbim të përforuar me 3 mjekë”, ka shtuar ai Mezini.
Sipas mjekëve, komplikacionet e këtij gripi, mund të shkaktojnë pasoja fatale për jetën, ku më të rrezikuarit mbeten ata që vuajnë nga sëmundjet pneumoni kronike, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Kjo situatë, theksojnë ata, do të zgjasë dhe për dy javë të tjera. /tesheshi.com/