Deputeti Ralf Gjoni, i njohur për fjalimet e tij delirante në parlament, ofroi një tjetër sosh, kësaj here, duke përmendur dhe presidentin turk Erdogan, nën aludimin se ai ndërhyn në punët e Shqipërisë, që siç tha, i dhemb shumë.
“Erdogan fut hundën në Republikën e Shqipërisë, që është republikë laike. Jam shkolluar jashtë dhe kam ardhur në Shqipëri.
Mund të punoja kudo në Europë e të marrja 10-fish sa marr këtu”, tha deputeti i listës se LSI-së me origjinë nga Himara, dikur sekretar i Ilir Metës.
Reagoi ashpër ndaj tij deputeti matian i listës së PD-së, Halit Valteri, i cili e këshilloi të lajë gojën
“Ralf, laj gojën….Do isha shumë i nderuar të kisha miqësi me Erdoganin, po ça të bëj se s’më lidh asgjë me të.
E nderuar zonja e séancës, njerëz islamofobë mundohuni t’i largoni nga kjo séance”, tha Valteri. /tesheshi.com/